×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Clinton në Kosovë mbush ballinat e mediave të huaja

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 9:19

    Kosova dje ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia.


    Në organizimin e mbajtur në mes të Prishtinës, një fjalim të gjatë e ka mbajtur ish Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili parakaloi nëpër sheshet e kryeqytetit dorë për dore me ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

    Shënimi i dy dekadave të lirisë dhe vizita e Clinton në Kosovë vazhdon të pushtojë ballinat e mediave më të mëdha ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

    “’Ende i nevojshëm’: NATO shënon 20 vjetorin në Kosovë”, është titulli artikullit të The Guardian me autor, Dan Sabbagh.

    Kurse te The Independent, gazetari Kim Sengupta artikullin e tij e ka titulluar: “Festim madhështor në Kosovë bashkë me Clinton në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s”.

    Aty ndër të tjera theksohet se ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni ka pasë edhe ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, por që s’ka mundur që të bëhet pjesë e saj.

    “Kosova nderon Bill Clintonin 20 vjet pasi që NATO përzuri forcat serbe”, është titulli që qëndron në ballinën e Irishtimes.

    Dhe një titull tjetër te The Publicsradio, thotë: “20 vjet që prej kur NATO solli lirinë, çështja e Kosovës mbetetet e papërcaktuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!