×
  • Lajme
  • Lajme / 13 vjet nga vrasja

    Vizita e Kurtit në veri, në vendin ku u vra Enver Zymeri përurohet pllakë përkujtimore në nder të tij

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 14:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka vizituar komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës dhe atë të Zubin Potokut.

    Në vendin ku vra polici kosovar, Enver Zymeri është përuruar një pllakë në nder të tij. Kjo ndodhi në rrugën për Zubin Potok në veri të Kosovës.

    Të pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla .

    Enver Zymberi, oficer i Policisë së Kosovës, është vrarë në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të 25 korrikut të forcave kosovare për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.

    Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, Njësia Speciale, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

    Por, hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zyberi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!