Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.
ZKM njofton se në takim u diskutua rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik dhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.
“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Pas takimit, Sorensen tha se ishte një takim takim pune në kuadër të mandatit të mandatit të tij si emisar.
“Jam në Prishtinë në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen para mediave.
/Reporteri.net/