Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë të papritur në zyrën e Bedri Hamzës, në Komunën e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.
I pyetur nga gazetarët se çfarë bisede do të zhvillojë me Hamzën, Kurti nuk është përgjigjur.
Në pamjet e publikuara nga Jepi Zë, shihet se Kurti është futur në objekt nga dera e pasme.
Kurti u shfaq te Komuna që e drejton Hamza me dy xhipa të zi, dhe një numër të madh truprojash.
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë kandidat i PDK-së për Kryeministër.
Kurti dhe Hamza herën e fundit u panë së bashku edhe në finalen e Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Trepça dhe KB Bashkimit.
/Reporteri.net/
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Kurti as pas vizitës së papritur në zyrën e Hamzës nuk është deklaruar për mediat. Njëjtë ka vepruar edhe nikoqiri nga PDK-ja.
Ne videon e publikuar nga ProZë, kreu i VV-së shihet teksa përshëndetet miqësisht me Hamzën, që në zgjedhjet e 9 shkurtit e pati kundërkandidat për postin e Kryeministrit.
Vizita e papritur, Kurti zbarkon në zyrën e Bedri Hamzës në Mitrovicë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.