Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të jetë në Kosovë, konkretisht në komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, nga ora 13:30.
Ndërkaq, me fillim nga ora 13:45, Begaj do të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike.
Presidenti shqiptar do të ketë edhe bashkëbisedim me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.
Ky bashkëbisedim pritet të bëhet me fillim nga ora 20:00 deri në 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.