×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Vizita te babai i sëmurë, Thaçi qe tri orë brenda QKUK-së

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 13:57

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë për vizitë tek babai i tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK. Thaçi nën shoqërinë e forcave të EULEX-it u soll rreth orës 11:00 në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”, ndërsa përshëndeti me dorë edhe qytetarët që ishin mbledhur për të.

    Tashmë kur janë bërë tri orë që kur Thaçi po qëndron brenda QKUK-së, numri i qytetarëve që po presin për ta parë ish-presidentin nga afër, veçse është rritur.

    Krahas qytetarëve, aty është parë edhe vëllai i tij, Gani Thaçi.

    Për vizitën e Thaçit në Kosovë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë për Gazetën Online Reporteri.net se u lejua për arsye bindëse humanitare.

    “Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi Michael Doyle për Reporteri.net.

    Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!