×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    “Vizitë historike”, Osmani ndan pamje nga pritja e takimet në Brunei

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 18:31

    Presidentja Vjosa Osmani ka shkrua në llogarinë e saj në Facebook për vizitën që po zhvillon në Brunei, të cilën e ka cilësuar si “historike”.

    Osmani ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë atje e takimet që ka zhvilluar, teksa ka thënë se ka potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim mes dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

    Prej atje, Osmani njoftoi se ky shtet ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

    “Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok! Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim! Faleminderit Madhërisë së Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe nderimin që iu bë sot Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!