×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / 21 vjet burgim dhe mbi 41 mijë euro gjobë

    Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari, Supremja vërteton dënimin ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 14:22

    Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar  ankesën e dy të dënuarve për vjedhjen në thesarin e shtetit, duke vërtetuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

    Ish-punonjësi i Thesarit, Labinot Gruda, u dënua me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 8.500 eurosh, ndërkaq Kadri Shala me 10 vjet burgim dhe 33.000 euro gjobë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

    Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara”, bëhet e ditur në njoftimin e Supremes.

    Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit kishte ndodhur në tetor të vitit 2020.

    Labinot Gruda, atëbotë punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës. /Reporteri.net/

    Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari, 21 vjet burgim dhe mbi 41 mijë euro gjobë për Labinot Grudën e Kadri Shalën

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!