×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja në QKUK, qytetarja i gjen pasaportat, por jo edhe dokumentet e djalit me leukemi

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 17:20

    Në Qendrën Klinike Universitare dikush i ka vjedhur sot gjatë ditës dy çanta Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokumentacionet e djalit të saj që vuan nga leukemia.


    Lajmin për vjedhjen e ka dhënë vetë Boqolli, ndërkohë para pak minutash ka njoftuar se brenda QKUK-së është gjetur vetëm çanta ku ishin pasaporta e saj dhe e djalit, ndërkohë çanta me dokumentacione të djalit të saj nuk është gjetur.

    Blerina Boqolli, ka njoftuar se çanta e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, por thotë se ajo që i duhet është ajo me dokumentacionet e djalit të saj Idealit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!