×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja që përfundoi me përleshje mes hajdutëve dhe policisë në Podujevë, të dyshuarit ende në arrati

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 8:51

    Një vjedhje që përfundoi me përleshje me armë mes hajdutëve dhe policisë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dobërdol të Podujevës. Hajnat kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë ndërsa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

    Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, pasi hajdutët filluan të ikin arave, kur policia tentoi t’i arrestonte.

    Përkundër kësaj, asnjë zyrtar policor nuk ka mbetur i lënduar, por as autorët e vjedhjes nuk janë kapur.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  ka thënë se policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

    Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Ai ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj policëve në fshatin Dobërdol.

    Hajdutët kanë arritur që vjedhin ari dhe gjëra me vlerë për familjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!