×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, grabitet kasaforta

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 13:06

    Një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është vjedhur kasaforta.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë ai.

    Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, por telefonin e ka pasur të ndalur.

    Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës.

    Kujtojmë se dje nga Thesari i Shtetit u vodhën mbi 2.1 milionë euro, me ç’rast u arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, kurse dy persona të tjerë janë në arrati. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!