×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjehrri tentoi t’ia marrë me forcë vajzën nënës në Vushtrri për t’u përkujdesur, arrestohet

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 10:25

    Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka tentuar që me forcë ta marrë mbesën e tij nga nëna e saj për t’u përkujdesur, përkundër që ka kundërshtuar edhe fëmija edhe nëna.

    Të njëjtit policia i ka gjetur në shtëpi edhe armë pa leje.

    “Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës”.

    “Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!