×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Gjermani pas njohjes së patentë-shoferëve: Dhuratë e veçantë në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë

    Reporteri
    11 Shkurt 2022 | 13:02

    Gjermania ka vendosur të njoh patentë shoferët e Kosovës.

    Kjo pasi me shumicë votash, Bundesrati votoi pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, ka reaguar Ambasada e Kosovës në Gjermani, të cilët kanë thënë se kjo është një dhuratë e veçantë për Kosovën në prag të shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë.

    “Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Lajmin e ka bërë të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani i cili tha se ka kaluar propozimi për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani.

    Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!