×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda e zyrtares së lartë të BE

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 13:39

    Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas mbërrin nesër në Tiranë ku do të pritet nga presidenti Bajaram Begaj rreth orës 08:50.

    Në orën 10.30 do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, që do të prihet nga një takim me delegacionet përkatëse.

    Në mbyllje të konferencës, në Ministrinë e Jashtme do të mbahet një tryezë për sigurinë. Takime të tjera zyrtarja e lartë do të ketë me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes Piro Vëngu, raporton Euronews.al.

    Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nisi sot viziten në Ballkanin Perëndimor.

    Në vizitën e parë të saj në rajon, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!