×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas raportimeve se u largua nga PDK-ja: Sulmet e tilla po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 18:55

    Andin Hoti ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme se ai është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.


    Ish-deputeti, tani Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një shkrimi në Facebook, ka lënë të kuptohet se ai nuk është larguar nga PDK, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Tutje Hoti ka thënë se fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin e tij personal.

    Postimi i plotë:

    E PAPRANUESHME!

    Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot:

    Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt.

    Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë.

    Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës.

    Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik.

    Duke marrë shkas nga sulmet e ulëta dhe fushata e nxitur denigruese e linçuese, e vlerësova të nevojshme që t’iu drejtohem edhe një herë:

    E para, për t’i falënderuar të gjithë ata që përmes reagimeve publike i kanë dhënë përgjigjen më të mirë këtyre tendencave, dhe;

    E dyta, ??̈? ??̈ ???????? ?????????̈? ? ??????̈ ???? ????????????̈?? ? ??????????????? ??̈ ? ??????? ??̈ ?????? ?????̈ ??? ???-??̈ ????, ?????̈? ? ??????̈ ??̈ ????????̈ ?̧????????? ??̈ ??????̈?.

    Duke i mirëkuptuar të gjithë ata që në mënyrë të pavetëdijshme më kanë atakuar, fushatat e tilla propagandistike, në vend të bashkëpunimit për të cilin jam angazhuar dhe insistoj me këmbëngulje, vetëm sa do ta vazhdojnë agoninë e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin në ankth të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.

    Andin Hoti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!