Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar dokumentin ‘non-paper’ të publikuar së fundmi nëpër mediat e Kosovës, ku flitet për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e ku veç të tjerash përmendet edhe krijimi i një Distrikti Autonom në veri të Kosovës.
Basha ka thënë se demantimi nga Franca e Gjermania “lë të nënkuptohet nga cila kuzhinë ka dalë ajo”.
“Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si merret-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?”, ka shkruar Basha.
Postimi i tij:
Lëshohet qëllimisht një “non-paper” kinse nga francezët dhe gjermanēt për me kriju huti dhe disavantazh për Kosovën.
Vet Gjermania dhe Franca e demantuan si fake-news, që duhet të kuptohet se nga cila kuzhinë ka dal.
Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si fake-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?
Është legjitime nga disa synimi i tyre që ta dëmtojnë politikisht Albin Kurtin, por kjo nuk bëhet në dëm të Kosovës!
Nuk mirret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiçin në Serbi!!!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.