×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjet, Themelorja e Ferizajt ngriti 214 aktakuza për raste të dhunës në familje

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 16:20

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se gjatë 2021-tës i ka ngritur 214 aktakuzë kundër 236 personave për raste të dhunës në familjes.

    Bëhet e ditur se tri lëndë janë ende në proces të hetimeve.

    Ndaj të pandehurve, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur 50 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, që janë aprovuar nga Gjykata.

    “Në të gjitha këto raste të dhunës në familje, shumica e viktimave kanë qenë të gjinisë femërore, të cilat kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme, psikike, fizike dhe ekonomike. Gjithashtu, vlen të theksohet se në këto raste, dyzet e tetë (48) lëndë janë përfunduar me aktgjykim fajësues dhe asnjë rast nuk ka qenë me aktgjykim lirues”, thuhet në njoftimin e Themelores së Ferizajt.

    Sipas Prokurorisë, për trajtim sa më efikas të këtyre rasteve është caktuar një prokurore-koordinatore.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre”, thuhet tutje.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!