×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani kërcënon Veliun dhe të tjerët: Le të guxojnë të ma tregojnë derën

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:15

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar jo pak lidershipin e partisë së saj, më konkretisht ata që ia treguan derën, pasi doli kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.


    Ajo ka thënë le ta provojnë dikush nga partia ta largon dhe do do të shohin se kush do të dalë i pari nga dera.

    “Ata që ma tregojnë derën e më thonë se e kam tradhëtuar LDK, le ta prvojnë dhe do ta shohim, kush do të dalë i pari nga ajo derë”, tha Osmani në emisionin “Desku” në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Osmani që njëherësh është nënkryetare e LDK-së, po në këtë intervistë e ka akuzuar rëndë kolegun e saj në parti, nënkryetarin e partisë, Agim Veliun për sjelljen karshi koalicionit. Madje sipas përshkrimit të saj, sjellja e tij dhe të tjerëve në LDK çuan në rrëzimin e Qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!