×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani apo Lutfi Haziri, cili do të jetë kandidat për kryeministër?

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 18:38

    Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij do të krijojë një ekip që do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme, duke mos pranuar të jap emra se kush do të jetë kandidat për kryeministër.


    “Padyshim që emrin do ta japim me kohë, por aktualisht nuk e kemi”, ka thënë Beqiri në Frontal të T7.

    I pyetur rreth emrit të Vjosa Osmanit, ai ka thënë se nuk mund të mohojë që ajo do të kandidojë për kryeministre, por një gjë të tillë e thotë edhe për pretendentët tjerë.

    “Unë nuk po them që nuk është Vjosa Osmani, që s’është Lufti Haziri, Agim Veliu, e shumë emra “, ka shtuar tutje Beqiri.

    Për Vjosa Osmanin ai ka përsëritur edhe një herë se as nuk e pohon dhe as nuk e mohon se mund të jetë kandidate për kryeministre.

    Më tej ka thënë se s’ka asnjë bisedë për këtë punë dhe asgjë zyrtare sa i përket caktimit të kandidatit për kryeministër.

    Për pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në takimin me ambasadorin Kosnett, Beqiri ka thënë se nuk është hera e parë që deputetja Osmani ka marrë pjesë në takime me ambasadorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!