Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk po merr pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së.
Kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka thirrur sot kryesinë e LDK-së për të vendosur për emrat e ministrave të kësaj partie në Qeverinë Hoti, shkruan Reporteri.net.
Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, pritet të votohet nesër në ora 11:00.
LDK deri më tash ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe pritet të marrë mbështetjen edhe të partive të tjera joserbe.
Ndërkohë, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjidhja më e mirë në këtë moment do të ishte unifikimi i skenës politike rreth një figure apartiake në mënyrë që Qeveria e re të mos varet nga votat e Listës Serbe.
Ajo edhe njëherë ka përsëritur që sipas saj, zgjedhjet e reja do të legjitimonin institucionet e reja. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.