Ndërsa ka folur për dështimin e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto dy parti duhej ta parandalonin Thaçin me çdo kusht të zgjidhet edhe në një mandat President.
“Ne duhet të parandalojmë me çdo kusht që Thaçi të zgjidhet edhe në një mandat për President”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se LDK ka mundur ta tejkalojë situatën e krijuar rreth shkarkimit të Agim Veliut.
“Ka pasur mundësi të zgjidhet edhe kjo çështje, mbijetesa e koalicionit ka qenë me rëndësi për Kosovën. Nuk mund të shikohet në prizma personale. Ka pasur mundësi të tejkalohet”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.