×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Kryeministri Hoti do të ftohet në interpelancë para se të shkojë në Washington

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 16:02

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për interpelancë me kryeministrin Avdullah Hoti, që të raportoj në Kuvend para se të niset në SHBA për dialogun me Serbinë.


    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se kërkesa për interpelancë është bërë me vendim unanim të gjithë anëtarëve.

    “Me vendim unanim të anëtarëve prezentë të Kryesisë unë do t’i drejtohemi kryeministrit të vendit në mënyrë që ai t’i raportoj Kuvendit para se të niset në Washington për takimin e datës 27 shtator duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes së dialogut dhe duke pasur parasysh rolin mbikëqyrës që duhet ta luaj Kuvendi dhe detyrimin që e ka qeveria që duhet t’ raportoj Kuvendit për politikën e jashtme, do ta ftojmë kryeministrit që të raportojë dhe debatoj në Kuvend para deputetëve për qëndrimet që do t’i mbajë Republika e Kosovës”, ka deklaruar Osmani shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka deklaruar se datën ta koordinojnë bashkërisht, por do të ndodh para udhëtimit të kryeministrit në Washtingon. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!