×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani e sfidon publikisht Isa Mustafën, i kërkon duel në debat

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 23:45

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se është tepër e ulët deklarata e fundit e kreut të LDK-së për të.


    Osmani në Syri Tv tha se nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, por shtoi se nëse Isa Mustafa dëshiron t’i hyjë kësaj pune ajo nuk përton.

    Madje, Osmani tha se është e gatshme që të debatojë me të në cilëndo media nga cilido moderator.

    “Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është teper e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do të ja falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!