×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani edhe zyrtarisht merr postin e ushtrueses së detyrës së Presidentes

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:22

    Kryeparlamentrja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentetes së Kosovës.


    “Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net

    Ajo pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.

    Osmani merr detyrën e u.d. të presidentes pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!