×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani flet për fjalimin e Zelenskyt, e quan inspirues

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 13:15

    Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual të shtunën edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Osmani, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “të prekës” dhe “inspirues”, shkruan lajmi.net.

    “Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar e para e Kosovës.

    Presidentja ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!