Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit, ka kritikuar tërthorazi Ministrin e Infrastrukturës për mungesat e tij në seancë.
Teksa ka thënë se deputetja e LVV-së ka pyetje për Abrashin, Osmani ka thënë se ministri po mungon “si zakonisht”.
“Deputetja Fjolla Ujkani pyetje për ministrin Abrashi. Ministri nuk ka ardhur si zakonisht. A dëshironi ta merrni fjalën? Urdhëroni deputete”, tha Osmani.
Deputetja Fjolla Ujkani e cilësoi të papërgjegjshme mungesën e ministrit Abrashi, ndërsa tha se gjatë fushatës në Podujevë ai kishte qëndruar vazhdimisht atje duke shtruar asfalt.
“Është e papërgjegjshme se si ministri Abrashi nuk gjen kohë që të vijë në Kuvend dhe t’u përgjigjet pyetejeve parlamentare të cilat kanë të bëjnë me problemet dhe hallet e qytetarëve, ndërsa jemi të vetëdijshëm që gjatë tërë kohës sa ka qenë fushata në Podujevë ai ka qenë i pranishëm atje duke ju shtuar asfalt e mbi asfalt. Por gjithsesi do të vazhdojë ta shtroj pyetjen”, tha Ujkani.
Pyetja e saj kishte të bënte me punimet në segmentin rrugor Prishtinë-Mitrovicë, që sipas saj po zhvillohen me ritëm të ngadalësuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.