Cfarë ndjesie merr kur e kupton që e kanë shfrytëzuar politikisht? – ishte pyetja që Adi Krasta i kishte drejtuar në fund të emisionit të tij, Vjosa Osmanit.
Por, kjo e fundit thotë se nuk ndihet ashtu.
“Nuk ndihem që jam përdorur politikisht. Nuk ndihem e përdorur. Jam duke I realizuar në plotni ato për cka qytetarët më kanë besuar. Mes protagonizmit mediatik dhe tavolinës së bisedimeve, unë kam zgjedhur këtë të dytën”, ka thënë ajo.
Kandidatja për kryeministre e LDK-së ka thënë se negociatat me VV-në janë procese komplekse dhe duhet të ketë më shumë mirëkuptim se si e ndërtojnë dy partitë konsensusin brenda partive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.