×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ia kthen Fatmir Sejdiut: Pse nuk e merr guximin të tregojë si e mashtroi Thaçi

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 22:02

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu është përgjigjur deklaratës së ish ‘presidentit Fatmir Sejdiu ka thënë se është tradhtuar nga ajo për çështjen e posteve pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.


    Osmani ka deklaruar se ish-presidenti Sejdiu ka folur për tradhti pa pasur asnjë argument të vetëm.

    “Fatmir Sejdiu nuk mund të flasë për tradhti në këtë mënyrë, pa treguar ku e kam tradhtuar, pa asnjë argument të vetëm, përkundrazi Fatmir Sejdiut kur të gjithë ja kanë kthyer shpinën, unë kam dalë e kam mbrojtë”, ka thënë ajo.

    Kryetarja e Kuvendit ka thënë se vetë Sejdiu është tradhtuar nga presidenti Hashim Thaçi, mirëpo, ajo thotë se për këtë çështje nuk po flet ish’kreu i LDK’së.

    “Në kohën kur është marrë vendimi për Gjykatën Kushtetuese, ai nuk thotë gjëra, unë akoma po e pres kohën kur ai është mashtruar nga Hashim Thaçi e kam parë më sytë e mi, pse nuk po del të e thotë. Z.Sejdiu më ka thënë a kam marrëveshje me Isa Mustafën për poste, unë i kam thënë jo, dhe ja kam treguar të vëretën”, ka thënë ai.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/714238642634062

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!