×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ia merr një zyrtar LDK-së në Gjilan

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 12:45

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vazhdon ta dëmtojë LDK-në, duke i marrë zyrtarë të saj, të cilët po i bashkohen Listës që do ta formojë së shpejti.


    Osmani së fundmi ia ka marrë LDK-së një kryetar të nëndegës në Gjilan nga qyteti i Gjilanit, ku kryetar i degës së partisë dhe njëherit komune është Lutfi Haziri.

    Fjala është për Albin Devaja, i cili e ka konfirmuar largimin nga LDK, ndërsa ka publikuar edhe një foto me Vjosa Osmanin, shkruan Reporteri.net.

    “Unë dhe shumë të tjerë ishim krenarë që në zgjedhjet e fundit kishim një kandidate për kryeministër si Vjosa Osmani, e cila nuk na e theu krenarinë, për të cilat premtime veçse kishim kërkuar votën.
    Prandaj jam krenarë që jam pjesë e ekipit të zonjës së hekurt siç është Vjosa Osmani.
    Shihemi në zgjedhje!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se dje Vjosa Osmanit iu bashkuan edhe disa zyrtarë të LDK-së të Degës së kësaj partie në Malishevë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!