Pavarësisht që fjalimin e nisi duke thënë që marrdhëniet me amerikanët janë ekzestenciale, kryekuvendarja, Vjosa Osmani në gjithë fjalimin e saj në asnjë moment nuk përmendi kërkesën kryesore të amerikanëve, atë që taksa 100% duhet të hiqet menjëherë dhe pa kushte.
Ky madje së fundmi është qëndrim zyrtar edhe i LDK-së, parti e cila ia kishte besuar kandidaturën për Kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.
Madje, Osmani anipse nuk është pjesë e ekzekutivit, foli në emër të tij. Tha se është e sigurtë që në Qeveri nuk ka anti-amerikan.
“Një gjë që e di sigurtë është që në Qeverinë tonë nuk kemi anti-amerikanë”.
Tutje ajo e relativizioi duke thënë që kanë nuanca në qëndrime me partnerin, anipse dihet publikisht që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike hapur kanë qëndrime të kundërta për heqjen e taksës 100%, e LDK ka kërcënuar edhe me daljen nga Qeveria nëse ajo nuk hiqet sic kërkojnë amerikanët, menjëhre dhe pa kushte, shkruan Reporteri.net.
Osmani tregoi që sot e kenë përgatitur ftesën për Presidentin, Hashim Thaci që të t’i adresohet Kuvendit, sic kishte kërkuar kur u kthye nga vizita në Shtëpinë e Bardhë.
Por, për Presidentin foli më gjatë. E kritikoi postimin e tij, të cilin ia kishte kushtuar Kryeministrit, Albin Kurtit, e në të cilin Thaci ee quan Kurtin: frikacak e mashtrues.
Ripërsëriti qëndrimin e saj që nuk ka besim në Presidentin e vendit, duke thënë që ai e ka uzurpuar procesin e dialogut në mënyrë kundërkushtetuese.
Në fund të fjalimit të saj, Osmani tha që taksa duhet të hiqet, jo sic thotë partia e saj, menjëherë dhe pa kushte, por sipas saj “Taksa duhet të hiqet, por në të njejtën kohë me Presidentin nga dialogu”. /Reporteri.net