Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ndërsa ka folur për mos miratimin e Ligjit për pandeminë, ka thënë se ky ligj po bllokohet vetëm pse ajo e inicoi.
“E iniciova se askush tjetër nuk dëshironte ta bënte. Përshtypja ime është se po bllokohet një ligj veç për shkak të adresës së propozuesit”, tha Osmani.
Kurse deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se mënyra si është paraqit ligji ka qenë i njëanshëm.
“Në rastin konkret të përgëzoj për iniciativën që sot e ke ulë nivelin e diskutimit, se po e trajton edhe në nivelin e qytetarit”, tha Demaliaj.
Kryekuvendarja Osmani reagoi duke i thënë deputetit Demaliaj tha se projektligji për pandeminë është propozuar nga prilli dhe se nuk ka qenë propozim i njëanshëm, por i qasshëm për çdo deputet, shkruan Reporteri.net.
“Projektligji ka qenë i qasshëm nga prilli, shpresoj shumë që seancën tjetër ta kem votën e secilit që të hy në procedurë ai projektligj dhe të trajtohet”, tha ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.