Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, është takuar sot në Gjermani me ambasadorin e SHBA’së dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell
Lajmin për një takim të tillë e ka dhënë vetë Osmani përmes në njoftimi në profilin e saj zyrtar në Twtitter.
“Faleminderit shumë ambasador Richard Grenell për një takim shumë të mirë në Ambasadën e SHBA’së në Berlin sot. Duke shikuar përpara drejt fuqizimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani.
Përveç Grenellit, Osmani përgjatë qëndrimit në Berlin pritet të takojë edhe shumë zyrtar të lartë të qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, CDU’së e MPJ’së gjermane. Osmani në Berlin po qëndron nga e hëna dhe në Kosovë pritet të kthehet të mërkurën.
Thank you Ambassador @RichardGrenell for a great discussion at the U.S. Embassy in Berlin today. Looking forward to further strengthing our cooperation. ?? ?? pic.twitter.com/NtymSPywZu
— Dr. Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) December 10, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.