×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani në takim me ambasadorin çek: S’mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat anti-Covid

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 17:52

    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, i cili e përgëzoi për detyrën.


    Ambasadori Bilek theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve janë të mira dhe se do të vazhdojë edhe më tej thellimi i tyre. Ai përmendi sfidën e pandemisë Covid-19, me të cilën po përballet e gjithë bota.

    Kurse Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur në këtë temë, theksoi se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

    Ajo potencoi se në këtë kohë nevojitet solidaritet ndërmjet shteteve, ndaj shfaqi shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj.

    Vjosa Osmani falënderoi shtetin çek për mbështetjen e deritashme duke shfaqur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndër shtetërore.

    Ndërkaq ambasadori Bilek nga ana tjetër, theksoi se Çekia mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!