×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani nesër shkon te varri i Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 23:52

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sot mori detyrën e të parës së shtetit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.


    Osmani nesër do të filloj me vizita si presidente e vendit. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media.

    “Në orën 09:00, u.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.

    Hashim Thaçi sot dha dorëheqje pasi ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

    Ish-presidenti u nis sot për në Hagë të Holandës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!