Kanidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sërish është zotuar se do t’ia kthejë Kosovën qytetarëve të vendit. Këtë here premtimin e ka bërë nga qyteti i Prizrenit.
“Kudo që shkojmë, mesazhi unë nuk është retorikë. Sepse buron nga dëshpërimi i secilit të ri, dhe ai mesazh është që shtetin e kapur t’ua kthejmë qytetarëve dhe pike”, tha ajo.
Ndërsa ka thumbuar të gjithë ata që thonë se Osmani nuk ka guxim që të veprojë.
“Po thonë Vjosa s’ka guxim sepse unë s’kam vjedhë kurrë, po thonë Vjosa s’ka guxim sepse unë se kam kërcënuar asnjë biznes e nuk e kam zhvatur askënd. Po thonë se Vjosa s’ka guxim se se kam gjuajt shtetin me gurë”, ka thënë ajo.
Teksa ka folur për ikjen e të rinjve ajo ka thënë se pasaporta e Kosovës nuk duhet të përdoren për të ikur, por për ta bartur si stemë të një shteti për të cilin ndjehen krenarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.