×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani niset drejt Kuvendit dhe dëgjohet teksa thotë ”me këmbë të hajrit”

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:18

    Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë mësyrë objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive të paraparë të nis në ora 15:00.


    Megjithatë bashkë me ta u pa edhe bashkëpartiakja e tyre, Nënkryetarja Vjosa Osmani, porse ajo ndërroi destinacion duke u futur në zyrën qendrore të Lidhjes Demokratike.

    Ndërsa po ndante diskutim me kolegët e saj rreth mbarëvajtjes së seancës së parë për legjilaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është dëgjuar të ketë thënë: ”me këmbë të hajrit”.

    Ndryshe, LDK e VV u nisën për seancën konstituive pa arritur marrëveshje për krijim të institucioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!