×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Njerëzit e LDK-së kanë dërguar letra prapa shpinës time në Amerikë dhe Berlin

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 22:13

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka akuzuar bashkëpartiakë të saj që mbajnë pozita të larta në parti se kanë punuar kundër saj.


    Ajo edhe pse nuk ka dhënë emra, për të treguar ‘armiqtë’ e saj të partisë, ka thënë se disa prej tyre kanë dërguar letra në SHBA dhe Berlin, prapa shpinës së saj, shkruan Reporteri.net.

    “LDK ka dërguar letra prapa shpinës sime në SHBA dhe Berlin. Zyrtarë të LDK-së i dërgonin EPP-së dhe administratës amerikane dërgonin letra para shpinës sime. EPP-së i kanë shkruar se kemi humb zgjedhjet, shkak Vjosa Osmani”, ka thënë ajo, në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej ka pohuar se nuk do t’i falë kurrë disa fyerje çnjerëzore që i janë bërë nga zyrtarë të partisë.

    “Kam pranuar në forma të ndryshme, fyerje nga anëtarë të LDK-së.Dallimet mund t’i kuptoj, por se fyerjet çnjerëzore që më janë bërë nuk do tua fali kurrë”, tha Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!