Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka dalur para gazetarëve para pak minutash, të cilëve nuk ua pranoi vendin e dytë, ani pse nga 84% e votave ajo ka dalë e dyta.
Osmani ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrje, duke thënë se kjo rezultoi me largimin e partive që ishin në pushtet, shkruan Reporteri.net.
“Falenderoj qytetarët që dolën masovikisht në zgjedhje, që rezultoi me largimin e partive që qeverisën me vendin. Kjo është fitore e opozitës”, ka thënë Osmani.
Mirëpo, Osmani nuk ka pranuar ta quaj as veten e as VV-në si fituese, dhe theksoi se fituesi do të caktohet nga votat e mërgatës dhe ato me kusht.
“Për sonte, besoj e kuptoni që s’mund të shpallim fituesin. Me shumë gjasë votat me kusht dhe votat e mërgatës do ta japing verdiktin”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, kur janë numëruar rreth 82% të votave, VV-ja është e para me rreth 6 mijë vota më shumë se LDK-ja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.