×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 15:13

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.


    Ajo ka thënë se në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat.

    Postimi i plotë:

    Sot, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës. Në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat.

    Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/298873241119120/?__xts__%5B0%5D=68.ARBTC506YQx_7tuo_bcFYfvLOrP1cgc7BxYCuvc5WmGkaKZbA2LOvQ6LGA8uaj4EbFyGN2Y0iZQVOQdPmiD_W647IB2wEL2ktm9vq-87vgWOl6f6MKPTLgOc4KGcYEBzzaOJiLbETCMTbQpfofOI2PGQmRcHjK1BtFMlogetb5AHx7F-l_eaOrgZOeEmYtaOsgSW06rKb6Ec5Um6o3nWVOjyiuUQ35ag9kYosvg7fFoiW0JVo3Rb05OVB3sggQfjr71WUNq6dPoNIilcla3HF6eNdhdLPJQDiwk48pEP6nGcRDjjQj4kIMar90foELxSp1pj-eMk2qmmJUNjPgvo69czgtKaFcCp1dh4fQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!