×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani nuk shkon në mbledhjen e LDK-së, Gashi: Me siguri ka qenë nxanë diçka

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 12:45

    Ka përfunduar takimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafës me deputetët e grupit parlamentar.


    Edhe në këtë mbledhje ka munguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se të gjithë deputetët, ashtu si edhe Vjosa Osmani kanë qenë të ftuar në takim.

    “Të gjithë deputetët e LDK-së, ashtu si edhe Vjosa Osmani kanë pasur ftesë për takim. Mes siguri e ka pasur diçka nxanë agjendën, se do të kishte ardhur”, u shpreh ai.

    Ndryshe, Gashi ka bërë të ditur se pritet që sot ose nesër të finalizohen marrëveshjet me partitë tjera që pritet të jenë pjesë e Qeverisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!