×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani me premtime të mëdha për bujqësinë, por statistikat tregojnë se ato po mbesin veç në letër

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 15:40

    Partitë politike ende pa nisur fushata kanë filluar të bëjnë premtime nga më të ndryshmet.


    Si edhe në çdo zgjedhje edhe këtë vit po bëhen premtime për sektorin e bujqësisë, konkretisht subvencionimin e fermerëve.

    Është kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani gjatë vizitës që i bëri qumështores “EuroLona”, në Fushë Kosovë premtoi rritje të subvencioneve për 100 milion euro, ndërsa shtoi se dhënia e tyre do të koordinohet me komuna.

    “Do të hiqet akciza e naftës për bujqësi dhe do të bëhen sigurimet bujqësore. Do të eliminojmë pengesat procedurale dhe do të sigurohemi që nëpërmjet masave në fushën e sundimit të ligjit të krijojmë parashikueshmëri juridike për bizneset. LDK është partia me programin me të mirë në përkrahje të sektorit privat dhe ky program do të jetësohet”, tha ajo.

    Por nëse shikohen premtimet për fushën e bujqësisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-tës sipas të dhënave të organizatës “Demokraci Plus”, ato fare pak janë realizuar, shkruan Reporteri.net.

    Sipas të dhënave premtimi për dyfishimin e buxhetit për subvencione është realizuar pjesërisht.

    Premtimi për dyfishimin e sipërfaqjes së ujitjes (100 mijë ha të ujitur) poashtu është realizuar pjesërisht.

    Premtimi për subvencionim deri në 50 % të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore në buxhetin 2018-2019 i papërmbushur, kurse realizuar në dy vite.

    Premtimi akcizë 0 % për naftë në bujqësi i papërmbushur.

    Premtimi për rregullore për supermarkete që të ekspozojnë prodhimet vendore në 20 % i papërmbushur.

    Premtimi për investime në modernizimin e mekanizmit bujqësore në buxhetin 2018-2019 i papërmbushur, kurse pjesërisht realizuar në dy vite.

    Premtimi për heqjen e tatimit për tokat bujqësore në buxhetin 2018-2019 i papërmbushur, kurse realizuar në dy vite. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!