×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 13:53

    Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel, ka thënë se do të jetë katastrof për Kosovën nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të procedojë me mocion për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.


    “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

    E një qëndrim i tillë i eurodeputetes i ka pëlqyer edhe nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit, duke treguar kështu që është kategorikisht kundër mocionit të cilin synon ta procedojë në Kuvend partia e saj.

    Osmani edhe mbrëmë bashkë me Lumir Abdixhikun nuk kishin përkrahur mocionin e votëbesimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!