Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë. Ajo ka thënë se ka filluar nga vendi i saj i lindjes për të vazhduar më pas edhe në qytetet tjera.
Nga aty në adresimin para bashkëvendësve të saj Osmani i ka siguruar ata se do të punojë shumë që shtetin e Kosovës ta kthejë sërish në duar të qetarëve. Nga ka rrugëtim Osmani ka thënë se mund ta largojë vetëm vdekja, shkruan Reporteri.net.
“Unë, Vjosa Osmani, bija juaj, nuk do t’ju lë vetëm asnjëherë”, është shprehur ndër të tjera Osmani.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Mitrovicë, qyteti im i dashtun, po kthehem sot tek ti, për të nisur nga këtu një rrugëtim me zemrën plot, me dashurinë për Kosovën, njerëzit e saj dhe miqtë tanë, dashuri e respekt që e kam marrë e kultivu pikërisht këtu.
Shumë nga ju, aktivistë shumëvjeqar të Lidhjes Demokratike, më mbani mend si fëmijë, e shumë nga ju të rinj e të reja si bashkë-udhëtare në rrugën e pandalshme të Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, të cilën e trasuan edhe secili nga prindërit tanë, për ta bërë Republikën tonë, të fëmijëve të tyre, e nipërve e mbesave tona, një shtet me të cilin secili do të krenohemi. Asnjëherë me mashtrim, por gjithmonë me vetmohim.
Nuk ka qenë rrugë e lehtë, andaj shumëkush u dorëzua përgjatë rrugës.
Por, të dashur bashkëvendës të mi,
Qëndrestarët e vërtetë janë sot këtu. Në mesin tuaj. Janë çdo ditë krah për krah me mua. Qëndrestarët e vërtetë jeni ju. Janë qytetarët e Kosovës, është ky popull që sakrifikoi gjithçka, nga fëmiu në djep e ushtarët e lirisë deri në djersën e mundin e secilit prind e gjysh tonin, qëndrestarë të vërtetë janë minatorët, dhe qe 20 vjet, si këmbim, morëm mjerimin dhe zhvatjen.
Sot, jam këtu, sic e thashë në fillim, që t’u drejtohem juve, bashkqytetarëve të mi të qytetit të harruar, grave e burrave, të rinjve e të rejave, minatorëve, të gjithë atyre që e ndjenë veten se u harruan nga Qeveria e kaluar, sepse nuk kishin kohë të merreshin me juve, por e bënin kokrrën e qejfit për veten e tyre – Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe PIKË.
Ky shtet nuk është i asnjë politikani, i asnjë partie politike, as i Vjosa Osmanit, as i LDK-së. Mitrovica, Kosova është e juaja. Vetëm e juaja.
Prandaj, i kam hyrë kësaj rruge me nderin e madh, me besimin e plotë, që si Kryeministre e Juaja, por, edhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta kemi një detyrë kryesore: që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve, përfundimisht. Dhe, mbajeni në mend: Nuk ka asgjë në botë, veç vdekjes, që na e ndalë këtë rrugëtim.
Edhe miqtë tanë duan që Kosova të drejtohet nga politikanë të ndershëm, kredibil dhe të cilët Kosovën tonë e duan po aq sa secili qytetar i këtij vendi. Nuk e duan për veten e tyre, por për të mirën e juaj. Dhe, ju e dini që kjo është e mundshme, vetëm nëse e bëjmë ndryshimin e madh.
Ndryshim të cilin e bëjmë BASHKË. Unë kam bindjen dhe besimin e plotë se kësaj radhe ju do të dini si do t’i jepni drejtim të ardhmes së fëmijëve tuaj. Kujt do t’ia besoni ndërtimin e kësaj të ardhmeje. Unë kam besim të plotë në ju dhe e di që ju keni besimin e plotë në mua.
Unë, Vjosa Osmani, bija juaj, nuk do t’ju lë vetëm asnjëherë.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1425900427572217?__xts__%5B0%5D=68.ARAVq24z9-bQdluT1OCdePAqlY4a6rmYDhMRTtBLFdvbUWKUQgIdAY-_UcDe5C9wM34GtIuW7MXX0aqdwAy5E22sfvSgdjcjMFjOeqXQ_a6R57Qvybzx0fB7DEIQcuMUmISw8orpsuUJIhnDV7t9mLROYVHIj9Lm7mJpb6MtMHiANpiGwd2tZba-8dZU3aoFCuE2Z0mX-F0ZKRRT2SSOrPJ6M_aRL3JmN9mA3V5Qe4FY8km2rsc2h7aspUAiRbfVihFV-elFl8kW384Wi-Q7AuZMYopTUyRXo4aRsaren_hJmbyO8SWtrB4CMM8_MGhXAzOqvY_op24GeinUjpcSnx2ZIw&__tn__=-R