Vjosa Osmani, pritet të shkojë në objektin e Presidencës. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tash do të jetë ushtruese e detyrës së presidentit.
Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, Osmani do ta udhëheqë shtetin deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e Mungesës së Përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit. Por, vetëm për 6 muaj në maksimum.
“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.
Ish-Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale. Këtë Thaçi e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila po zhvillohet në oborrin e Presidencës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.