Presidentja e re e Kosovës po viziton Gjermaninë për të kërkuar mbështetje.
Me këtë rast ajo ka dhënë një intervistë për median gjermane Sued Deutsche, ku ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe
Presidentja Osmani-Sadriu e përjashton kategorikisht këtë si dhe një asociacion autonome të qyteteve dhe komunave për serbët e Kosovës në përgjithësi.
“Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën ose do të lejojmë bashkimin e qyteteve për të krijuar një strukturë mono-etnike të pushtetit në vendin tonë. Kjo nuk është në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë”.
“Nëse lejojmë Asociacionin Serb të Qyteteve dhe Komunave në Kosovë, kjo do të ishte vetëm faza paraprake për Serbinë për një Republika Sprska të dytë”, thotë Presidentja Osmani-Sadriu. Ne nuk duam një shtet tjetër që nuk funksionon si Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.