×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani për Ukshin Hotin: Liria do të ketë kuptim vetëm kur të zbardhet fati i tij

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 9:14

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes.

    Osmani tha se liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve të tjerë me dhunë të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë.

    “Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, tha ajo.

    Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!