Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani tashmë ka arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pas pak pritet të fillojë procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit.
Ajo në sallë është parë teksa përshëndetë nga afër kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe nga LDK, dy partitë tjera opozitare, AAK dhe PDK kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.