Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat politike lidhur me gjykimin e ish-krerët e UÇK-së, po i dëmtojnë më së shumti këta të fundit.
U.d. e presidentit këto deklarata i ka bërë në një intervistë në RTK, teksa ka thënë se favori më i madh që mund t’iu bëhet të akuzuarve nga Specialja është që figurat politike të mos përzihen në çështje drejtësie.
“Sot ne besoj që thjesht duhet ta kuptojmë se ka qenë akt i Kuvendit të Kosovës dhe mendoj që ne sa më shumë si politikanë bëjmë deklarata politike, për situata juridike, aq më shumë mund t’i bëjmë dëm rasteve të cilave janë duke trajtuar. Favorin më të madh që mund t’i jepim si shtet procesit është që politikanët të mos përzihen në çështje të drejtësisë. Kosova nuk ka asnjë arsye të fshihet nga e vërteta”, ka thënë ajo.
Osmani, përgjatë ditës së sotme, konfirmoi se do t’ia vazhdojë kontratën William Walker’it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.