×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani pranon urime nga Presidenti Maltës dhe ai i Ishujve Marshall

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 17:10

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj ng malta, George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.


    Presidenti Vella ka uruar Osmanin për detyrën dhe ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve do të ngritën në nivel bilateral dhe në forumet multilaterale.

    Ai gjithashtu ka theksuar se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj evropiane.

    Kurse Presidenti i Ishujve Marshall, David Kabua e ka cilësuar historike zgjedhjen e Presidentes Osmani në krye të shtetit.

    Më tej, në telegramin e tij, Kabua ka shfaqur besimin se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve do të intensifikohen dhe do të fuqizohen nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!