×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani pret në zyrë Albin Kurtin, për ta informuar

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 17:02

    Kryeministri Albin Kurti ndodhet në takim me Kryeparlamentaren Vjosa Osmani, në zyrën e kësaj të fundit, në Kuvend.


    Pak minuta pasi LDK-ja ka përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar, në të cilën mori pjesë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kjo e fundit në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës e ka pritur në takim Kryeministrin Albin Kurti.

    Takimi Osmani-Kurti po vazhdon, shkruan Reporteri.net.

    Paraprakisht, Osmani në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së saj, ka kundërshtuar mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Iniciativa e LDK-së për rrëzimin e qeverisë së krijuar vetëm pak javë më parë, pas krijimit të koalicionit pas zgjedhor VV-LDK, ka nisur dje, pasi Kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga detyra, siç konsideron LDK-ja e Isa Mustafës, në mënyrë arbitrare, Ministrin e Brendshëm Agim Veliu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!